Rama: Në javët e para të marsit do mbyllen sportelet, të gjitha shërbimet do merren në e-albania

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar se gjatë javëve të para të marsit, do të njoftohet mbyllja e sporteleve të shërbimeve të administratës. Gjatë një takimi me qytetarë të Lushjnjës, zoti Rama tha se të gjitha shërbimet qytetarëve do u ofrohen nëpërmjet portalit e-Albania, në mënyrë që të lehtësohen procedurat. Ai shtoi se do ketë një sistem kontrollues, në mënyrë që të eliminohet korrupsioni.

“Brenda pak ditësh, ose dy javëve të para të marsit, ne do të bëjmë publike atë që kemi paralajmëruar, mbylljen e sporteleve të shërbimeve, në mënyrë që shërbimet ti marrin nga telefoni, kompjuteri, pa pasur nevojë për të mbajtur radhë. Pa pasur nevojë për të kërkuar miq, të njohur, pa pasur nevojë të fusin dorën në xhep. Platforma e-albania na shërbeu mirë gjatë pandemisë. Një gjë e tillë do ndodhë edhe me sportelet. Kemi krijuar një mekanizëm të tërë kontrolli, në mënyrë që të dimë në kohë reale, në të gjithë Shqipërinë, për këdo që i vonohet një përgjigje. Do i japim një goditje të madhe atij korrupsioni të vogël,  për atë pjesë që ka të bëjë me shërbimet me dokumente” – tha Rama.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme