Incereratorët, PD padi për kryebashkiaken Sako: Ka favorizuar këtë aferë korruptive

Politikë | 5 vite më parë

Partia Demokratike ka depozituar sot në SPAK një padi për kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako pasi ajo nuk iu përgjigj pyetjeve në Komisionin hetimor të inceneratorëve. Në një dalje për mediat Deputetja Ina Zhupa tha se sipas saj Sako ka favorizuar këtë aferë korruptive.

“PD ka nisur denoncimin e kësaj afere prej vitesh. Komisioni i Inceneratorëve vërtetoi atë që ka thënë PD, që qeveria “Rama” vodhi 430 mln euro. Në fund të konferencës do dorëzojmë padi penale në SPAK.
Sot do shpjegoj skemën korruptive, mafioze të mbetjeve në qytetin e Durrësit që ka përgjegjës direkt znj.Emiriana Sako, pjesë e kësaj skeme kriminale është edhe z.Alqi Bllako që është gjithashtu edhe në këtë skemë të mbetjeve të qytetit të Durrësit.

Znj.Sako u paraqit në Komisionin Hetimor për inceneratorët dhe nuk arriti dot qe t’i përgjigjej pyetjeve të komisionit dhe u largua pa dhënë përgjigjet, që kishin nevojë qytetarët e Durrësit dhe gjithë shqiptarët. Sigurisht që edhe refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve edhe kjo është pjese e padisë penale.

Skema mafioze e menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit ka nisur në datën 10.07.2018 me vendim numër 537 të Këshilli Bashkiak të Durrësit, i cili i drejtohej Komitetit të AKUM për shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe gjetjen e zgjidhjes për sa i përket mbetjeve në qytetin e Durrësit.

10.07.2018 ku ishte evidentuar dhe me pas mbyllja e “Porto Romanos” dhe nevojës për të depozituar mbetjet e qytetit të Durrësit në një qytet tjetër, deri në 10.06.2019, nuk është bërë asgjë. Një vit e gjysëm që Emiriano Sako me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka çuar Durrësin drejt një katastrofe mjedisore, duke mirë menduar që kjo t’i shërbejë aferës se inceneratoreve”, tha Zhupa.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme