Presidenti Meta dekreton dy ligje

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të martë ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore” si edhe ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje, këto ligje:

– Ligjin nr. 12/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore”

Kjo marrëveshje shkon në funksion të ndërmarrjes së masave të përbashkëta kundër kërcënimeve ndërkufitare nga ana e të dy autoriteteve, me qëllim forcimin e luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionit të paligjshëm, trafikimit të drogave, ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit, si dhe krimeve të rënda.

– Ligjin nr. 17/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”.

Kjo marrëveshje synon plotësimin e kuadrit juridik në fushën e bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën penale dhe lehtësimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës.
Gjithashtu, është për t`u vlerësuar forcimi i lidhjeve mes dy sistemeve të drejtësisë dhe përmirësimi i institutit të ekstradimit lidhur me dorëzimin reciprok të kriminelëve tek autoritetet respektive të të dy vendeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme