Inceneratorët/ Basha: “I kapa me presh në duar”!

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së PD-së , nr.12 në kryeqytet. Sipas tij, kemi dy ministra të Edi Ramës në burg, por në veçanti, sa i takon Kokës, puna vetëm sa ka filluar.

“Hetimi tregoi sesi modeli ynë i kateve, punës konkrete, përkushtimi për interesin e qytetarëve, punajonë ka filluar të jap rezultat. Kjo e ndan edhe nga modeli tjetër. Unë ta kap me presh në duar duke vjedhur 420 mln euro, ti shpif për mua. Ne këto sulme s’na bëjnë përshtypje, se këto sulme nga ata që janë kapur me presh në duar duke vjedhur nuk janë gjë tjetër veçse certifikata që po punojmë. Betejat e shumta që kemi zhvilluar ndër vite na kanë dhënë fuqinë të ndërtojmë një program në çdo fushë të jetës.(…)Raportin përfundimtar tregon qartë s eca ka ndodhur, këtu një lopë vidhet dhe e merr vesh gjithë komuna, atij i paska vjedh 430 mln euro ministrat pas shpine dhe nuk paska dit gjë”, tha Basha.

Zoti Basha shigjetoi edhe Sali Berishën, teksa u kujdes të thontë se Partia Demokratike nuk është prona private e askujt, por pasuri e shqiptarëve.

“Kryetari që zgjidhni me një anëtar një votë ka disa përgjegjësi dhe po si mbajti ato përgjegjësi, s’po bën detyrën. Po as kryetari dhe askush tjetër nuk mund ti mbivendosët dinjitetit të askujt prej jush. As duke sharë, as duke i fyer, as duke i shpifur, sepse nuk i pëlqen mendimi ndryshe që ka. Nuk ka të tillë, pse? Sepse Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt. Sepse ndoshta ka pasur momente, ndoshta edhe në këtë zonë që  është dukur si pronë e dikujt. Jo. Partia Demokratike nuk është pronë private dhe nuk do të jetë kurrë pronë private. Është pasuri e demokratëve, është pasuri e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme