Nis fushata zgjedhore, Celibashi: Zhvilloni një garë të qetë, në përputhje Kodin Zgjedhor

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i KQZ-së, Ilirja Celibashi, u ka bërë sot thirrje partive politike dhe kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, që të zhvillojnë një garë elektorale të qetë dhe në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Celibashi i rikujtoi qytetarëve që të verifikojnë vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit, pasi në të kundërt, nuk do të mund të votojnë nëse nuk kanë një mjet identifikimi të vlefshëm.

“Sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të 6 bashkive. Ju përcjellë partive politike dhe pjesëmarrësve në garë thirrjen për ta zhvilluar këtë fushatë zgjedhor në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zhvillimi një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë e të ndershme, lidhet drejtpërsëdrejti me standardin e këtij procesi zgjedhor. ftoj qytetarët e këtyre 6 njësive të qeverisjes zgjedhore që të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor. I ftoj të verifikojnë vlefshmëri e dokumentit të identifikimit. Mungesa e një mjeti identifikimi të vlefshëm nuk ju mundëson të ushtroni të drejtën e votimit më 6 mars”, thotë Celibashi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme