Tabaku: Subashi, nga 10 troje, jep një pronë private, duke i shtuar 460 mijë euro kontratës

Politikë | 5 vite më parë

Nga kryesia e Kuvendit, deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se me firmë të kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi, i ka ndërruar disa herë kontratën konsesionerit, duke i ndryshuar zonën ku të vendoset, dhe në përfundim, nga 10 troje në dispozicion, i jep të vetmen pronë private, duke i shtuar 460 mijë euro shtesë kontratës koncesionare.

“Sot bëmë publike fakte për qytetarët për inceneratorin e Fierit. Besoj se sot, për publikun, u bënë publike fakte të rëndësishme për dhënien e koncensionit. Në vitin 2016 vendndodhja ndryshohet. Një vit më pas ndryshohet përsëri dhe shkohet në fshatin Mbrostar, me firmë të Armando Subashit. Këto kërkesa vijnë nga kompania koncensionare, ndërkohë që ajo ka firmosur një kontratë me shtetin që e ka shkelur. Dhe çfarë bën Subashi? Vendosen në dispozicion 10 troje dhe zgjedh të vetmin që ishte privat.460 mije euro shtesë kontratës koncesionare dhe e shpronëson me çmimin dyfish. Kush e blen kompaninë? Klodian Zoto. Kontrata koncensionarë fitohet nga Klodian Zoto dhe një kompani italiane.Një javë pasi mori koncensionin shiten aksionet me 200 euro për një kontratë koncensionare 28 milionë euro.Sot intervistuam edhe Lorant Dusha. Nga intervista, përveç pjesës që nuk di e mbaj mend, Dusha del edhe punonjës i kompanisë “Hermes Comunications”. Ajo që ndodhi sot me dëshminë e tij është se nuk e mban mend si i ka paguar 23 milinë euro Klodian Zotos, si ka bërë pagesa fiktive, si kanë marrë pagat, si kanë marrë 20 milionë euro paradhënie, kur nuk punon inceneratori”, tha Tabaku.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme