Komisioni hetimor për inceneratorët, Tabaku kërkon llogari për 20 milionë euro të inceneratorit të Fierit

Komisioni Hetimor për inceneratorët është mbledhur sërish ditën e sotme duke vijuar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku ka bërë të ditur se dëshmitarja e parë e thirrur për sot, Ariola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës, nuk është paraqitur. Duke i lënë afat deri në drekë, Tabaku tha se në të kundërt do ti kërkohet policisë shoqërimi i saj me forcë në komision.
Kryefjalë e debateve të sotme kanë qenë sipas Tabakut 20 milionë euro shpenzime për punime të pakryera në inceneratorin e Fierit.
Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi tha se kontratat i ka gjetur të lidhura kur ka filluar punë ndaj dhe nuk ka dhënë komente.
Në pyetje është marrë, on line, edhe administratori i Inceneratorit të Fierit. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku i përqendroi pyetjet e saj mbi 20 mln euro paradhënie, sipas saj, të marra nga buxheti i shtetit, ndërkohë që punë nuk është kryer. Nga ana tjetër, Dusha u shpreh se një gjë e tillë duhet verifikuar nga ana e tij.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




