Parlamenti nuk miraton anëtarët e rinj të KLGJ dhe KLP

Parlamenti nuk ka mundur të miratojë anëtarët e rinj të KLGJ dhe KLP. Mungesa e konsensusit mes PD-së dhe PS-së ka shkaktuar mos miratimin e këtyre emrave dhe për pasojë procedura do të nisë edhe një herë nga e para.
Në seancën e sotme u votuan projektvendimi “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i cili mori 80 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenim.
Projektvendimi “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i cili mori 75 vota pro, 1 kundër dhe 5 abstenim.
Për shkak të mos arritjes së shumicës së kërkuar, të dyja listat në bllok nuk u miratuan dhe çështja iu rikthye nënkomisionit, për të miratuar listën e re, sipas procedurës së parashikuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar”. Per t’u kaluar nevojiteshin 84 vota pro.
Oriona Muçollari, Ilir Rusi, Mirela Bogdani dhe Yllka Rupa të përzgjedhur nga lista e trupës së pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe shkollës së magjistraturës, nuk mundën të merrnin shumicën e kërkuar për një vend në KLGJ dhe KLP. Tashmë lista do të kalojë sërish në nënkomisionin për të propozuar një përzgjedhje të re.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




