Ambasada e SHBA reagon pas vendimit për Metën: Gjykata Kushtetuese po demonstron pavarësi dhe integritet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, vlerëson Gjykatën Kushtetuese se po demonstron pavarësi dhe integritet.
Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare, dhe pas vendimit të Kushtetueses që rrëzoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ambasada Amerikane thekson se Shtetet e Bashkuara mbështesin zbatimin Reformës në Drejtësi.
“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020,po demostron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentat e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumenta në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqmisht zbatimin e Refomës në Drjtësisë, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor ,si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve“, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




