Kriza Rusi- Ukrainë, Rama: Shqipëria qartazi e pozicionuar krah ShBA-së dhe aleancës perëndimore!

Shqipëria qëndron qartazi e pozicionuar krah ShBA-së dhe aleancës perëndimore në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Deklarata u bë nga kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një konference për mediat shqiptare gazetarë e të cilave e kanë shoqëruar kryeministrin në Washington, ku ai gjendet për vizitë prej disa ditësh.
“Marrëdheniet e Rusisë me Shqipërinë janë të mira, por vendi ynë është qartazi i pozicionuar krah ShBA-së dhe aleancës perëndimore në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës” tha zoti Rama.
Ndërkaq ai tha se “Ballkani i hapur” ka marrë pëlqimin e sekretarit të shtetit Blinken dhe administrates amerikane duke shtuar se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vijojë.
Një tjetër pikë e diskutuar gjatë takimeve të kryeministrit Rama në ShBA ishte edhe fusha e mbrojtjes ushtarake, ku do të ketë zhvillime të reja.
Në qershor Kryeministri Rama do të jetë sërish në ShBA për të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




