Deputetët e Berishës, kundër zgjatjes së afatit të vettingut në drejtësi

Politikë | 5 vite më parë

Deputetët e Berishës, pjesë e grupimit për Rithemelimin e PD, nesër në Kuvend, janë kundër zgjatjes së afateve të vettingut. Kjo është bërë e ditur nga deputeti, Edi Paloka. Me anë të një postim në Facebook, Paloka e konsideron vettingun një “komision të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve që ka marrë vendime politike”.

Sipas Palokës, reforma në drejtësi është kthyer në farsë, teksa thekson se ditën e nesërme, do të kuptohet se cila është opozita  e vërtetë dhe se cila është kthyer në ‘bishtin e Ramës’.

“Në pamundësi për te qenë nesër prezent në seancën parlamentare ku do te diskutohet dhe votohet për zgjatjen e afatit te komisionit të Vetingut, po bej publik qëndrimin tim “KUNDER“! Kush voton për ti zgjatur jetën  një komisioni të përbëre nga familjarë të afërt të qeveritarëve, i cili në të gjithë aktivitetin e tij ka marrë vendime politike, duke kthyer në farsë reformën në drejtësi, është thjeshtë shërbëtor i Ramës në kapjen e plotë të drejtësisë! Deputetët që janë në atë Parlament, me votën e demokratëve, nuk mund të bëhen pjesë e një procesi të tillë. Nesër do të jemi përpara një fakti tjetër, që do të tregojë qartazi se cila është opozita e vërtetë dhe kush është kthyer në bishtin e Ramës me zi se ‘opozita e kërpëratës dhe jenisherit'”, shkruan Paloka.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme