Miratohet Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2022 – 2024

Qeveria shqiptare miratoi të mërkurën Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2022 – 2024.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se, “ky dokument përbën një nga instrumentet më të rëndësishme përsa i përket planifikimit dhe monitorimit të të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, por edhe nga procesi i anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
“Ky është një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë sa i takon rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian, kur presim që Bashkimi Evropian ta zgjidhë ngërçin që ka mbajtur peng Shqipërinë duke mos marrë hapjen e negociatave të premtuara gjatë vitit 2021″ tha zonja Xhaçka.
“Ne po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që kemi marrë përsipër. Pikë së pari për evropianizimin e vendit, por edhe për të avancuar në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE” tha Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




