Mazhoranca apel opozitës: Të votojmë zgjatjen e afateve të vettingut

Politikë | 5 vite më parë

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i ka bërë thirrje opozitës që të votojë pro ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e afateve të vettingut në seancën parlamentare të ditës së enjte. Ajo deklaron votën pro të mazhorancës, pasi, sipas saj, “Reforma në drejtësi është pa kthim”.

“Në seancën plenare të së enjtes votojmë zgjatjen e afatit të organeve të vetingut deri më 31 dhjetor 2024. Ky ndryshim në Kushtetutë garanton përfundimin e procesit të vetingut të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike të procesit. Reforma në drejtësi është pa kthim. Shumica do i votojë ndryshimet. Siç theksojnë partnerët tanë, kjo nuk është çështje partiake, por një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën evropiane të Shqipërisë. I bëjmë thirrje çdo deputeti të votojë pro”, shkruan Spiropali.

Vetëm pak orë më parë, SHBA dhe BE, u bënë thirrje të fuqishme deputetëve, që në seancën e së enjtes, të votojnë pro zgjatjes së afateve të vettingut.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme