Këshilli i Integrimit, Tabaku: Duhet vullnet politik, Qeveria nuk mund të fshihet pas vetos së Bullgarisë

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin në Bashkimin Europian, kryetarja Jorida Tabaku, kërkoi vullnet politik për të arritur procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ajo tha duhet punuar dhe jo të fshihemi pas vetos së Bullgarisë.
“Ne të gjithë biem dakord që duhet vullnet politik. Disa nga deklaratat tona këtu janë teknike dhe të tjerat politike. Nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë as ndaj proceseve që janë jashtë dorës sonë. Ne duhet të bëjmë punën tonë këtu, pavarësisht një date që ndoshta nuk është në dorën tonë’”,- tha Tabaku.
Nga ana tjetër Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar i PS-së mohoi se qeveria po fshihet pas vetos së Bullgarisë, sepse sipas tij Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë. Balla shpreson që brenda këtij 10-vjeçari të jetë përmbushja e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Shpresoj që brenda këtij 10-vjeçari të jetë përmbushja e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe pse nuk është në dorën tonë ngecja e procesit të zgjerimit për arsye që më parë nuk kanë ekzistuar. Ne nuk fshihemi ndaj vetos së Bullgarisë sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë. Nuk dua të replikoj, ajo që për mua ka rëndësi është që Këshilli Kombëtar i Integrimit të flasë në një zë”, tha ai.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka siguroi se Shqipëria e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE, ajo tha se çështja vijon të mbetet mbetet dëm kolateral midis mosmarrëveshjes së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
“Mundësitë tona nuk kanë qenë kurrë më të mëdha, por ne vazhdojmë të mbetemi një dëm kolatareal midis mosmarrëveshjes së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë për hapjen e negaociatave me BE-në. Shqipëria e ka dëshmuar veten si një partner i besueshëm i BE. Gjatë 2021, kemi zhvilluar një proces intensiv lobimi nëpërmjet takimeve me partnerët tanë evropianë. Marrëveshja e stabilizim asociimit, janë zhvilluar 8 mekanizma të përbashkët BE-Shqipëri. Plani Kombëtar i Integrimit Evropian 2021, u miratuan 66 akte dhe 87 projekte. Projekt Plani Kombëtar për Integrimin Evropian 2022-2024, ka kaluar në fazën përgatitore.”- tha Xhaçka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




