Shkarkimi i presidentit Meta, Dervishaj: Kuvendi shkeli Kushtetutën

Politikë | 5 vite më parë

Disa orë pas depozitimit të padisë penale në Prokurori, këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, ka dalë në një deklaratë publike, duke theksuar se Kuvendi është kapur disa herë në paligjshmëri. Sipas tij, institucioni i Parlamentit ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, vendime që nuk ia kërkoi as gjykata e askush tjetër, duke tentuar të manipulojë provat. Presidenca tha se do të bëjë kallëzim penal për këtë çështje.

“Për ta bërë më të qartë në urdhrin që Kuvendi depozitoi në datë 4 dhe që u kujtua papritur, përmbajtja reflekton ndryshimin, është hequr fjala miratim, është ndryshuar fjala raportit…për miratimin e raportit”, fjala miratim nuk ekziston, fjala raporti është zëvendësuar, më pas kemi shtimin e fjalës ose. Të gjitha këto veprime të Kuvendit nuk çojnë drejt dyshimit se kemi të bëjmë me manipulim të provës. Pika 20 e urdhrit…Ne kemi dy çështje…Për ta përmbyllur në po të hyjmë në faqen e Kuvendit dhe të klikojmë që të dalin seancat, konkretisht tek ajo e seancës 7 maj, te urdhri i kryetarit dhe Kuvendit , dhe po të shohim data 6.05.2021 është edhe urdhri sepse është edhe data kur është zhvilluar seanca, nuk mund të kishte urdhër në datën 5 dhe kjo e gjitha nuk përputhet.

Këtë konferencë e mbyll me habinë e institucioni të Presidentit, tentohet deri aty sa të manipulohet edhe një por që nuk ja kërkoi njeri; por ishte e bërë publike nga vetë Kuvendi që 8 muaj më parë. Jemi tronditur…Kuvendi arrin të deformojë përmbajtjen e akteve të prodhuara nga vetë ai. I kërkojmë gjykatës ta marrë seriozisht vërtetësinë e kësaj prove.

Ngelet në përgjegjësinë e Kuvendit që të kryejë verifikimet e veta. Siç është bërë me dije presidenti ka autorizuar dhe puna ka filluar tashmë nga strukturat juridike të institucionit për hartimin e një referimi kallëzimi penal në organin e Prokurorisë. Nuk mund të themi se autori është ky apo ai person, por mund të themi se autori është Kuvendi. Si është thënë më herët nga presidenti, është mbledhur prova për kallëzim”, tha Dervishaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme