Kryeministri Rama: Mbi 112 mijë qytetarë të përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar

Kryeministri Edi Rama, me anë të postimi në rrjetet sociale informoi se 112,784 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar. “Faleminderit 112,784 qytetarëve që u kanë dhënë deri dje përgjigje 12 pyetjeve që adreson qeveria shqiptare në Këshillimin Kombëtar. 71,923 qytetarë janë përgjigjur online në keshillimikombetar.al”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama bëri të ditur se “40,861 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë”. Qytetarët kanë mundësi të dërgojnë zarfin e plotësuar përmes postës pa asnjë kosto financiare, ose mund ta plotësojnë pyetësorin e Këshillimit Kombëtar në faqen zyrtare online www.keshillimikombetar.al.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




