Basha: Akuzat ndaj meje t’i çojnë në SPAK! Berisha, Meta dhe Rama duan shkatërrimin e PD

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur gjatë një takimi me demokratët në Tiranë, tha se ish-kryeministri Sali Berisha, Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama janë bërë bashkë për të shkatërruar PD.

Për akuzat që janë bërë kohët e fundit në adresë të tij, Basha duke i konsideruar si shpifje, kërkoi që çdokush që ka prova t’i drejtohet SPAK.

“Arsyeja e dytë madhore pse kjo ndodh është ky vazhdon të grijë sepse ka asgjësuar votën. Me votën e lirë të shqiptarëve të gjithë e dimë që 25 prilli do kishte qenë ndryshimi. Kur dolën listat e patronazhistëve u kuptua që çdo shtyllë ka rënë. Mund të rrimë të heshtur duke mos u future në betejë.

Mund ta lëmë Ilir Metën që me dorën e Sali Berishës të marrë votën dhe t’i çojë prapë te Edi Rama. Të tjerat janë broçkulla. Shikoni si bëhen bashkë kur i cenohen interesat. Në vitin 2018 Berisha dhe Meta firmosë dhe sot janë kundër vettingut. Unë u them merri akuzat ndaj meje dhe çojini në SPAK. Atje të bëhet vettingu i politikanëve. I familjeve të çdokujt dhe familjeve të kujtdo. Duan të bëjnë shpifje. Të tre i bashkon frika ndaj të vërtetës”, tha Basha.

Duke folur për situatën ekonomike në vend, kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ndal tek çmimi i karburanteve, që sipas tij, rritja e tyre do të ketë reflektim tek qytetarët dhe sipërmarrësit.

“Gjysma e popullsisë sot është e varfër. Varfëri në nivelin e vendeve afrikane. Nuk ka lidhje me Kosovën dhe as me Maqedoninë e Veriut. Rritja e çmimit të karburanti do reflektohet në gjithçka. Në pamundësi edhe më të mëdha për sipërmarrësin e vogël dhe të mesëm. Edhe për sipërmarrësit e mëdhenj që kanë një rezervë por kanë më shumë njerëz në punë.

Paratë që I janë marrë njerëzve edhe atyre me ndihmë ekonomike. Edhe një bukë misri kur e blejnë i marrin TVSH-në. Imagjinoni pak nëse lekët e inceneratorëve nuk do i merrnin ata që i kanë marrë por do të përdoreshin për të krijuar një lehtësi për të mos nxjerrë njerëz nga puna. Por nuk ndodh kjo. Ato para dihet kush i merr ata. Ai koka që është arrestuar është bishti. Koka e vërtetë është në krye të qeverisë”, deklaroi Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme