Berisha i përgjigjet Bashës: Rri i rrethuar si në bunker!

Ish-kyeministri Sali Berisha i cili po udhëheq një lëvizje për rithemelimin e PD, i është përgjigjur akuzave të kryetarit aktual të kësaj partie Lulzim Basha. Ky i fundit e ka akuzuar zotin Berisha se ja ka dorëzuar partinë presidentit Ilir Metës. Më parë grupimi i Berishës dhe LSI, diur parti aleate e PD, kanë deklaruar se do të futen bashkë në zgjedhjet e 6 marsit.
“A mund ti përgjigjesh një njeriu që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra? U servir ju jo 7 x 7 bëjnë 42, 1958 për 5004 dhe njeriut që rri i rrethuar si në bunker” u tha zoti Berisha gazetarëve.
ai tha se nuk ka asnjë koment personal për kandidatët e PD, ndërsa shtoi se anëtarësia e saj i zgjodhi vetë kandidatët e saj.
“Komente personel për të nuk kam. Ata janë faktikisht janë kandidatë të Lul bravës dhe s’kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD kanë sot kandidatët e propozuar prej tyre” tha zoti Berisha.
Pas deklaratave të ish-kryeministrit ka reaguar PD. “Kandidatet e Shtëpisë së Ilirit, nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët. Berisha u strehua tek Meta për t’u mbrojtur nga “Non Grata”, Meta kërkon të përdorë demokratët për të rritur pazarin tek Rama siç bëri në 2013-n. Të zgjedhësh Berishën e Metën, mban Ramën”, thekson deklarata e PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




