“Çështja” Meta, nis seanca në Gjykatën Kushtetuese

Në Gjykatën Kushtetuese prej orës 10 të së enjtes ka nisur seanca ku po shqyrtohet kërkesa e parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Zoti Meta akuzohet se ka shkelur kushtetutën në zgjedhjet e kaluara të 25 prillit.
Më 1 shkurt në gjykatë u zhvilluan 11 orë debate dhe në fund trupi gjykues vendosi të japi vendimin.
Përpara trupës me shtatë anëtarë të Gjykatës, përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Presidentit mbrojtën qëndrimet e tyre të shprehura përgjatë gjithë kësaj kohe.
Përfaqësuesit e maxhorancës, Taulant Balla dhe Klotilda Bushka, deklaruan se Presidenti duhet të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës. Sipas tyre, duke mos qëndruar mbi palët para dhe gjatë fushatës, ai ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe me deklarata dhe thirrje të forta ka cenuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Presidentit, Bledar Dervishi dhe Katrin Treska, deklaruan pretendimet e tyre mbi anëtarët e Kushtetueses, legjitimitetin e Kuvendit dhe rrëzimin e çështjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




