Shkarkimi i Presidentit Meta, seanca shtyhet për ditën e enjte ora 10.00

Do duhen edhe 3 ditë për të mësuar fatin e presidentit, Ilir Meta, nëse do të shkarkohet apo jo nga Gjykata Kushtetuese, në bazë të një kërkese të bërë nga Kuvendi i Shqipërisë. Pas një seance maratonë, e cila zgjatur për më shumë se 9 orë, është vendosur që seanca vendimarrëse të shtyhet për ditën e enjte në orën 10:00.
Përfaqësuesi i kreut të Shtetit, Bledar Dervishaj, u shpreh se pasi u dëgjuan me vëmendje përgjigjet e Kuvendit të Shqipërisë, për të gjitha pyetjet e Gjykatës, konstatohet se çështja e legjitimitetit të përfaqësuesve të parlamentit është shumë e rëndësishme. “Shumë përgjigje të përfaqësuesve të Kuvendit ishin kontradiktore. Pata mundësinë të konstultohem me presidentit për këtë detaj. Me mënyrën si po ecte seanca, jo për përgjigjet. Nga konsulta me presidentin, ai kërkon të njihet me përgjigjet e Kuvendit. Jemi gati edhe nesër, por së pari të njihet presidenti me këto përgjigje. Kërkojmë të shtyhet seanca qoftë edhe për nesër. T’i çojmë presidentit përgjigjet”, theksoi Dervishi.
Gjyqtarja Vitore Tusha propozoi që seanca të shtyhet për nesër ora 10:00, por përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka, u shpreh se e ka të pamundur që të jetë e pranishme nesër, pasi zgjidhen anëtarët e KED e KLP. Pas diskutimeve, u la që seanca të shtyhet të enjten në orën 10:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




