Albana Vokshi: Do rikthehemi për ta marrë selinë e PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike dhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD, Albana Vokshi, deklaron se ky Komision do kthehet sërish në selinë e PD-së për ta marr atë.
E ftuar në emisonin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Vokshi tha se më 8 janar nuk e morën dot, por nuk është hequr dorë nga marrja e selisë.
Vokshi për herë të parë bëri publike njohjen me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe mbështetjen që ajo i ka dhënë atij në vitin 2005 duke e bërë pjesë të PD.
Zonja Vokshi, më 8 janar dështuat.
Nuk dështuam. Do kthehemi përsëri.
Ku do ktheheni?
Ky gjak nuk do harrohet. Nuk dështuam më 8 janar. Ne do rikthehemi për ta marrë selinë.
Nuk e merrni dot me dhunë.
Basha dhe Rama janë një. Ai përdori dhunë ndaj protestuesëve në bashkëpunim me policinë. Unë e njoh më mirë se kushdo Lulzim Bashën. E njoh që në vitin 1999 në Kosovë. E kam patur shok të ngushtë.
Domethënë nga ty e kemi Bashën?
Jo nga unë. Edhe unë kam fajet e mia. E kam mbështetur. Në vitin 2005 nuk i hapnin derën e PD. Unë u lutesha aman jepini një zyrë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




