Gjykata Kushtetuese shtyn me 2 orë seancën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta

Politikë | 5 vite më parë

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë me 2 orë seancën për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Seanca do të rinisë në orën 17:30 të pasdites së sotme. Trupa gjykuese pranoi kërkesën e Kuvendit për shtyrjen me dy orë të seancës, ndërkohë që përfaqësuesi i Presidentit, Bledar Dervishaj, kërkoi shtyrjen e seancës për ditën e nesërme. Gjykata ka vendosur që të shtyhet vetëm dy orë, duke rrëzuar kërkesën e presidencës për shtyrjen me një ditë.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme