Procesi kundër Metës, kreu i shtetit kërkoi dorëheqjen e 3 gjyqtarëve, por maxhoranca thotë se kërkesa e tij është pa arsye

Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim paraprak në mesditë në seancën për shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Presidenti Meta u përfaqësua në seancë me këshilltarin Ligjor, Bledar Dervishaj dhe drejtoreshën Juridike, Katrin Treska.
Përfaqësuesi i Presidentit Ilir Meta kërkoi që gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Përparim Kalo të japin dorëheqjen, pasi sipas tij kanë konflikt interesi, “nuk janë të paanshëm”.
Përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka është shprehur se kërkesa e presidentit për përjashtim gjyqtarësh është pa arsye dhe nuk ka asnjë shkak.
Pas pretendimeve dhe argumenteve të palëve, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë një vendim në lidhje me kërkesat paraprake të parashtruara sot nga përfaqësuesi ligjor i presidentit Ilir Meta.
Por nëse pranohet kërkesae e presidentit, Gjykata Kushtetuese nuk mund të marri vendim. Kjo pasi në votim duhet të marrin pjesë 6 anëtarë dhe të votojnë të paktën 5 anëtarë. Aktualisht gjykata ka 7 anëtarë, nëse largohen dy anëtarë gjykata nuk plotëson më kuorumin e nevojshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




