Këshillimi Kombëtar, Rama: Qytetarët të dalin nga llogoret politike

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në rrjete sociale, apelon që qytetarët të dëgjojnë njëri- tjetrin dhe të dalin nga llogoret politike. Zoti Rama njofton se deri tani, 62,679 qytetarë janë përfshirë në Këshillimin Kombëtar. Sipas tij, 55,510 persona i kanë dhënë opinionet e tyre. Kreu i qeverisë tregon se 7,178 qytetarë i kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.
“62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 55,501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe 7,178 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar. Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar përmes postës ose linkut ëëë.keshillimikombetar.al #LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë.”- shkruan zoti Rama në rrjete sociale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




