Komisioni i Reformës Zgjedhore, Balla: Të gatshëm për negociata me PD-në zyrtare

Politikë | 5 vite më parë

Partia Socialiste i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar socialist Taluant Balla, ka konfirmuar vendosmërinë për të zbatuar të gjitha rekomnadimet e OSBE-ODHIR.

“Kemi një qasje dhe një diskutim me grupin parlamentar të PD, me PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Formulimi i objektit të punës, përcakton qartë vijueshmërine dhe nuk du atë ketë ngecje përgjatë këtij komisionit.

Qëndrimi ynë ka qenë i qartë, duam të ruajmë të njëjtin përcaktim. Hartimi dhe më pas futja në ligjin zgjedhor të gjitha rekomandimeve nga OSBE. Është një detyrim që Shqipëria ka edhe në kuadër të integrimit. Edhe opozita duhet të kuptojë sa më shpejt të nisë puna aq më mirë është për të gjitha palët sepse koha në dispozicion vjen duke u shkurtuar”,-tha Balla.

Ndërsa sa i takon zgjatjes së afateve të Vetting, Balla u shpreh se ajo nuk është nismë e PS-së, por të gjithë deputetët e kuvendit, duhet ta votojnë.

“Unë mendoj se zgjatja e mandatit të organeve të vettingut nuk është çështje e bindjeve politike por për çuarjen përpara të reformës në drejtësi. Pa vettingun nuk do kishim një drejtësi të pastruar nga disa elementë. Ne kemi thënë prej ditës së parë, iniciativa për shtyrjen e mandateve të organeve të vettingut nuk është domosdoshmëri e PS por për të çuar përpara këtë proces”.

I pyetur për “Primaret“ e organizuara nga Sali Berisha, për të përzgjedhur 6 kandidatët që do ta përfaqësojnë në zgjedhjet e pjesshme locale në 6 bashkitë e vendit në 6 mars, Taulant Balla tha se “Non-grata ngelet non-grata, dhe produktet që vijnë nga non-grata mbeten non-grata”.

Partia Socialiste pritet të konfirmojë, të martën, kandidatin e saj në garën për bashkinë e Lushnjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme