Mbështetësit padi ndaj Brahos: Shpifi se në protestën e 8 janarit do të vritej një deputet

Politikë | 5 vite më parë

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paditur për shpifje në SPAK, ish deputetin socialist, Spartak Brahon. 

Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima. Zoti Braho përmendi edhe inicialet e emrit të deputetit që do të vritej, duke ngjallur edhe hamendje të shumta. 

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka kallëzuar gjithshtu penalisht drejtorin e Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale (FLO), Sokol Bizhga.

Bizhga akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë”, “shpërdorim detyre”, “pengimi në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar” dhe “shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme