LSI regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme lokale

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkresën për t’u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që do të mbahen në 6 Bashki: Durrës, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë, Shkodër dhe Dibër.
LSI bëhet partia e tretë që regjistrohet pas PS e PD të cilat u regjistruan më 25 Janar.
Kujtojmë se afati i fundit për regjistrimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e pjesshme është data 31 Janar 2022 ndërsa për koalicionet brenda 24 orëve nga miratimi i të gjitha kërkesave për regjistrimin e partive politike.
Ndërsa ende pritet se si do të veprojë Sali Berisha për regjistrimin për pjesëmarrje në këto zgjedhje, nuk përjashtohet edhe mundësia e një koalicioni me LSI, ku vetë Berisha tha se negociatat vijojnë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




