Noka sulmon Alibeajn: 6 palë zgjedhje të humbura, tregojnë pazaret Rama – Brava

Politikë | 5 vite më parë

Vijojnë të jenë në nxehta debatet mes deputetëve të PD. Akuzave të deputetit Enkelejd Alibeaj, se Berisha dhe Rama “bashkëpunojnë për shkatërrimin e PD”, pas publikimit të disa mesazheve mes deputetit Flamur Noka dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, I është përgjigjur vetë deputeti Noka. Ai, në një mesazh në rrjetet sociale, shkruan se është e qartë biseda që ai ka zhvilluar me zonjën Nikolla, teksa thekson se nuk flet “për pallate te 5 Maji”.

“Sot, Shoqata e Bravave, nëpërmjet pengut të Kapllan Pallateve të 5 Majit, paska cicëruar kundër meje. Unë kurrë nuk kam bërë e as nuk bëj biseda për pallate tek 5 Maji, a tjeteëkund, dhe as për para inceneratorësh, siç bën kreu i shoqatës me zëvendësen e tij, apo me media që ju bën fushatë atyre. Unë kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit, që ti jepet fjala ish- kryeministrit, Berisha. Sms-ja e tregon qartë.  Nuk kam bërë pazare që të më fusë në punë gruan, siç i ka kërkuar pengu i pallateve të 5 Majit. Se kush bën pazare, shqiptarët e kanë parë me 17 Maj. Milionat dhe karriget e ministrave nga Edi Rama, i kanë marrë vetëm kllounët e shoqatës Basha – Bardhi, ndërsa Flamur Noka, bashkë me të gjithë demokratët e vërtetë, kanë marrë burgjet e regjimit, gazin lotsjellës dhe 6 palë zgjedhje të humbura, si faturë e pazareve Rama – Brava“, shkruan Noka.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme