Parlament, akuza e kundërakuza për abuzime me fonde e pastrim parash

Seanca parlamentare e të enjtes ka patur akuza e kundërakuza për abuzime me fonde e pastrim parash mes mazhorancës së majtë dhe opozitës së djathtë.
Kreu i demokratëve Lulzim Basha, akuzoi se kryeministri Rama udhëton me charter privat ndërkohë që shqiptarët vuajnë varfërinë.

Por në përgjigjen e saj ministrja Spiropali ka ironizuar se PD më parë duhet të zgjidhë hallet e brendshme.

Surpriza e kësaj seance ka qenë rikthimi pas 4 muajve mungesë i ish kryetarit të demokratëve Sali Berisha. I cili menjëherë e ka nisur duke kërkuar komision hetimor për Ramën e Bashën. Por Basha është larguar para mbërritjes së Berishës në sallën e seancave plenare.
Ndërsa më pas akuzat e tij kanë vijuar edhe për inceneratorët.
I pyetur lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Berisha tha se jo vetëm do të jetë pjesëmarrës me kandidatët e tij, por do të korrë edhe fitore.

Në ndërhyrjen e tij kreu i grupit palamentar socialist Taulant Balla tha se “I vetmi deputet non grata në këtë sallë mirë do ishte të mos ishte në këtë sallë”. ” Askush prej nesh nuk ka kohë të merret me non gratën e këtij vendi” th ai.

Seanca parlamentare e së enjtes ka shënuar një episod përplasjeje mes deputetëve të opozitës së djathtë. Demokrati Luan Baçi ka akuzuar Lulzim Bashën se ka ndërhyrë edhe në ndërrimin e vendeve ku ulen deputetët, duke çuar në fund të sallës mbështetësit e Sali Berishës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




