Ish-kryeministri Berisha, vijon turin e takimeve në Patos

Politikë | 5 vite më parë

Takimet e radhës së ish-kryeministrit Sali Berisha, kanë vijuar ditën e sotme në Patos, në përvjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, zoti Berisha u ka kërkuar të gjithë demokratëve që t’i bëjnë një pyetje vetes së tyre, sa i përket partisë që i përkasin dhe liderit që ata mbështesin.

“Çfarë zgjedhjesh bën ai që u thotë demokratëve që në Kuvendin e tij marrin pjesë 5 mijë e 4 delegatë, kur salla kishte 1 mijë e 500 karrige? Ato janë vota dhe mandate të gjitha të paligjshme. Kjo tregon se Rama dhe Lul Brava janë në garë se si të shtypin më shumë votën e lirë. Tani t’ju bëj një pyetje. Me cilin je ti? Me atë që hedh gaz helmues, pluhur helmues, bomba helmuese dhe lëngje neuroparalizuesve votuesve të tij? Apo je me demokratët që duan të qëndrojnë si opozitarë të vërtetë, që duan të luftojnë kundër një regjimi të bazuar në krim”?- tha Berisha.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme