Këshilli i Legjislacionit miraton zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut vetëm me votat e PS, PD bojkoton

Këshilli i Legjislacionit miraton raportin për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut vetëm me votat e PS. Në këtë mbledhje kanë munguar deputetët e PD në pëbërje të këtij Këshilli. Afati i organeve të vetingut mbaron në qershor në 2022, dhe për këtë është kërkuar ndryshimi i Kushtetutës për të shtyrë mandatin e këtyre dy institucioneve KPK dhe KPA.
Ndërkombëtarët dhe ONM kanë bërë thirrrje për të votuar pro zgjatje së afateve të organeve të vettingut, me qëllim që procesi të mos ndalohet. Për shtyrjen e këtij afati duhen 84 vota pro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




