Këshillimi Kombëtar/ Pyetja e kryeministrit: A duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e V., për hapjen e negociatave?

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, vijon bashkëbisedimin me qytetarët, lidhur me procesin e Këshillimit Kombëtar. Këtë radhë kryeministri ka pyetur qytetarët shqiptarë nëse duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian? Apo duhet të shkojnë së bashku drejt këtij procesi edhe pse Shkupi është bllokuar nga vetoja bullgare.

Në pyetjen e detajuar theksohet se në rast se në përfundim të 6 mujorit të parë të vitit 2022 vetoja mbi Maqedonisë së Veriut nuk hiqet, Shqipëria duhet të kërkojë ndarjen e dosjes dhe trajtimin më vete nga Këshilli Evropian. “Ne duhet të kërkojmë që Shqipëria të vlerësohet ndarazi nga Maqedonia e Veriut. Ne duhet të vazhdojmë të presim heqjen e vetos mbi Maqedoninë e Veriut”, thekson kryeministri Rama.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju? Një shtet anëtar i BE-se ka çështje të pazgjidhura dypalëshe me Maqedoninë e Veriut, prandaj bllokon me veto në Këshillin Evropian fillimin e negociatave për anëtarësimin e saj në BE, duke bllokuar edhe Shqipërinë, meqenëse aplikimet për të dyja vendet trajtohen si një dosje e vetme në tryezën e Këshillit Evropian. Në rast se edhe në përfundim të 6 mujorit të parë të vitit 2022 vetoja mbi Maqedonisë së Veriut nuk hiqet, Shqipëria duhet të kërkojë ndarjen e dosjes dhe trajtimin më vete nga Këshilli Evropian. Ne duhet të kërkojmë që Shqipëria të vlerësohet ndarazi nga Maqedonia e Veriut. Ne duhet të vazhdojmë të presim heqjen e vetos mbi Maqedoninë e Veriut. Nuk di të gjykojë mbi këtë çështje”, shkruhet më tej në pyetjen e detajuar për qytetarët.

Rama pyet shqiptarët: A duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme