Qarku i Fierit/ Kryeministri Rama takime me drejtuesit e PS

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit PS të qarkut të Fierit. I pranishëm në këtë takim është Sekretari i Përgjithshësm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, si dhe drejtuesi politik i qarkut, Taulant Balla. Takimi është në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme lokale, që do të zhvillohen më datë 6 mars. Në takim u diskutua mbi kandidaturën për bashkinë e Lushnjës, ku është propozuar Eriselda Sefa, aktualisht kryetare e komanduar në këtë bashki.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




