PD akuzon Veliajn për shantazh ndaj figurave të sportit të Tiranës

Politikë | 5 vite më parë

PD ka reaguar, lidhur me një publikim në disa media, sipas së cilit pretendohet se kryebashkiaku Erion Veliaj, u ka bërë presion mësuesve dhe futbollistëve që janë në Shoqatën Tirana. Sipas PD, Veliaj, “me një fjalor të denjë për një ordiner dhe me banalitetin që karakterizon tërësisht atë si individ”, shpërfaqi fytyrën e vërtetë që fshihet pas maskës prej aktori që vesh sa herë del në publik.

“Në atë material audio që dëgjohet nga të gjithë njeriu më i korruptuar në kryeqytet, Erion Veliaj, përdor  fyerjet dhe shantazhet e ulëta karshi figurave të ndritura dhe me peshë të sportit dhe qytetit të Tiranës. Është tronditëse ndërsa dëgjon se si një kryetar bashkie kërcënon me forcën e SPAK, a thua se kjo është një nga drejtoritë që ai manaxhon. E gjithë arsyeja e sulmeve të tij të ulëta dhe padyshim kriminale bëhet e qartë nga vetë ai. Shqetësimi i Rilindjes është se ende nuk kanë mundur të zaptojnë FSHF dhe për këtë ai do të përdorë çdo mjet të paligjshëm për ta zaptuar. Kjo është mënyra kriminale se si vepron Rilindja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, mënyra e shëmtuar se si shantazhojnë jo vetëm në zgjedhjet për FSHF, por edhe në zgjedhjet e qendrore dhe lokale. E gjithë mendja e tyre është si ajo e sovjetëve të dikurshëm, pra kërkojnë që të marrin çdo pushtet në duart e tyre”, thuhet në deklaratën e PD.

Selia blu i bën thirrje Veliajt të mbaj duart larg duart nga futbolli, sepse ai është sporti i qytetarëve dhe se Veliaj është, sipas PD, “përfaqësuesi i Ndraghetës sikundër dhe PS”!

“Anëtarët e shoqatës Tirona të distancohen nga një njeri i lidhur me Ndraghetën dhe po aq dhe me mafien e plehrave pasi njerëz si ai e bëjnë pis këdo që i qëndron afër. Veliaj dhe kushdo tjetër ta harrojnë që ne si qytetarë dhe si politikanë do ta falim atë dhe sërën e tij për këto sjellje të ulëta dhe të ndyra karshi Tiranës dhe figurave të nderuara të saj”, thuhet në reagimin  e PD.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme