Këshillimi Kombëtar, Rama: Shpërndarja e plotë e pyetësorëve të kryhet deri më 22 shkurt!

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama kërkoi angazhim maksimal nga deputetët e Partisë Socialiste për të inkurajuar sa më shumë përfshirjen e qytetarëve në Këshillin Kombëtar. Kreu i qeverisë tha se “Shpërndarja e plotë e pyetësorit derë më derë parashikohet deri më 22 shkurt, gjë që e bën realist objektivin e nxjerrjes së përfundimeve të tij mes javës së fundit të marsit dhe javës së parë të prillit.
“Kërkoj nga ju që të angazhoheni seriozisht në cdo komunitet, për të inkurajuar sa më shumë përfshirjen e njerëzve, dhe duke dalë nga rrathët e partisë sonë për të krijuar rrathë debati me palët e interesuara, sipas çështjes. Shpërndarja e plotë e pyetësorit derë më derë parashihet deri më 22 shkurt, gjë që e bën realist objektivin e nxjerrjes së përfundimeve të tij mes javës së fundit të marsit dhe javës së parë të prillit, dhe kjo mund të përkojë me mbledhjen e Kongresit të PS” tha Rama.
Kryeministri tha se do të nisë këto ditë në çdo bashki dhe vendosja e pikave publike të Këshillimit Kombëtar. Rama siguroi ruajtjen 100% anonimitetit të çdo pjesëmarrësi.
“Do të nisë këto ditë në çdo bashki vendosja e pikave publike të këshillimit kombëtar. Shpërndarja e pyetësorëve parashikohet deri më 22 shkurt. Do të ruhet anonimati total. Garantoj se do të ruhet 100% anonimati dhe ky është prioriteti numër një. Neve na mjaftojnë kartonët në Kuvend, por ky proces ka një domethënie, sepse kërkon të dëshmojë vetëdijen që për vendimet nuk mjafton vetëm bindja apo mandati jonë, por duhet edhe opinioni i publikut të gjerë. Këtu vjen edhe medalja tjetër, zgjerimi i harkut të dëgjimit tonë matanë llogores sonë partiake, duke marrë edhe opinionin e atyre që nuk janë votuesit tanë. Ky proces mund të ketë pikëpyetje dhe të meta, ashtu sikundër pa dyshim do të ketë dhe kundërshti e do të marrë racionin e vet të baltës, por unë besoj fort se asnjë pikëpyetje, as në të metat e natyrshme as në kundërshtitë, nuk e ul vlerën e këtij investimi strategjik në funksion të lidhjes së punës sonë me njerëzit.”tha kryeministri Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




