Zgjedhjet në 6 bashki, KQZ njeh përfaqësuesit ligjorë të Bashës

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e ditës së shtunë, ka deklaruar se në marrëdhënie institucionale KQZ njeh PD-në dhe përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës në procesin e përgatitjes për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në gjashtë bashki të vendit. Zoti Celibashi i ka “mbyllur derën” përfaqësuesit ligjor të Komisionit të Rithemelimit të PD dhe mbështetës i Sali Berishës, Ivi Kaso.
“Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë do duhet të pranoj që jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot nga akte zyrtare, ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ” tha zoti Celibashi në mbledhjen e së shtunës. “Më duhet t’u them që për juve kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje” i tha ai zotit Ivi Kaso përfaqësuesit ligjor të Komisionit të Rithemelimit të PD dhe mbështetës i Sali Berishës. “Me vazhdimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ dhe opinionet e mendimet e PD në lidhje me këtë akt janë ato që do prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan CelibashiIlirjan Celibashi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




