Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Celibashi: I kërkova Metës datën 6 mars për zgjedhjet

Politikë | 5 vite më parë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, në një postim në rrjetet sociale, ka nënvizuar se gjatë  bisedës me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i ka kërkuar datën 6 mars, si datë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022, si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme, sipas ligjit, kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, ka shkruar Celibashi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme