Bardhi: 20 antimitingashët e Berishës, si vullnetarët shëtitës të Enverit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me protestën e mbështetësve të Sali Berishës sot, teksa ai po zhvillonte një takim me demokratët në Tiranë. ‘Turp’ dhe ‘shëmti’ e konsideron Bardhi protestën, teksa i krahason mbështetësit e Berishës me ‘vullnetarë shëtitës të Enverit’. Ai akuzon Berishën se po keqpërdor gratë dhe të rinjtë.
“Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan Bardhi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




