Presidenti Erdogan, konferencë shtypi me kryeministrin Rama: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë speciale

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, përcolli në Tiranë edhe këtë herë shqetësimin e Ankarasë për aktivitetin e lëvizjes FETO, që për Turqinë është organizatë kriminale.

“Fakti që FETO gjen ende terren në Shqipëri është e rëndë. Presim që të ndërmerren hapa më konkretë dhe më të shpejtë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri”, deklaroi Presidenti turk në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Zoti Erdogan tha se marrëdhëniet me Shqipërinë janë speciale dhe deklaroi se kjo marrëdhënie nuk ka pse të shqetësojë askënd në Bashkimin Evropian.

“Është një marrëdhënie e sinqertë dhe të gjithçka e bëjmë bazuar në rregullat e vëllazërisë dhe do të vazhdojmë restaurimet dhe ndërtimet e reja”, u shpreh Erdogan.

Në fjalën e tij, presidenti turk Erdogan është shprehur se Turqia është investitori më i madh në Shqipëri, megjithatë shton se përtej saj, këto shifra do të rriten.

“Jemi investitori më i madh në Shqipëri, 3.5 mld dollarë investime. Nuk i konsiderojmë këto shifra si të vazhdueshme, por besoj që këto shifra do të rriten më shumë me ndihmën e autoriteteve shqiptare”, tha  Erdogan.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme