Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, po flet në parlamentin e Shqipërisë, duke vën theksin tek marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve. Në fjalën përshëndetëse të tij, presidenti turk tha se dy vendet nuk do të lejojnë askënd që të prishë marrëdhënien e bukur të krijuar mes Shqipërisë dhe Turqisë.
“Në emrin tim dhe të kombit tim ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Ramë dakord që rritja e kontakteve dhe bashkëpunimit tonë duhet të japë zhvillim të marrëdhënieve tona. Pas shpalljes së Republikës së Turqisë është bërë një nga marrëdhëniet e para me Shqipërinë, dhe kjo marrëveshje që quhet marrëveshja e përjetshme e miqësisë, tregon se marrëdhëniet tona nuk janë vetëm nëpërmjet shteteve, por edhe njerëzve. Edhe pse kemi distancë gjeografike, jemi fqinj. Kemi histori të përbashkët. Gjenden kudo, jo vetëm në politikë. Këto marrëveshje të bashkëpunimit tonë janë të palëkundura. Marrëdhëniet tona janë në nivelin e partneritetit strategjik. Duhet të synojmë stabilitetin dhe qetësinë e vendeve tona, të Ballkanit dhe të gjithë botës. Kur Shqipëria e Turqia bashkojnë duart, me lejen e të madhit Zot, nuk ka gjë që mund të mos e arrijmë. Bashkë nuk do të lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme,” tha Erdogan.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




