Pezullimi nga grupi parlamentar i PD, reagojnë ashpër deputetët Spaho, Shehu, Bylykbashi e Noka

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka shpërthyer në akuza ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, në Kuvend, lidhur me pezullimin nga grupi parlamentar i PD.
“Nuk më përjashton dot njeri nga grupi i Partisë Demokratike. S’më përjashton dot ai që futi kriminelë në selinë e PD, e që goditi me gaz lotsjellës ai. Ai që ka humbur katër palë zgjedhje dhe akoma thotë se është e ardhmja e Shqipërisë. Që bën çdo gjë për të mbajtur karrigen, për favoret e veta në bashkëpunim me Edi Ramën. Tani pres fshatin se ku do të më internojë. Nuk ma priste mendja që Lul Brava do risillte diktaturën,” tha Spaho.
Edhe deputeti Tritan Shehu, një nga të përjashtuarit nga Lulzim Basha, ka dalë kundër vendimit të grupit parlamentar të PD, duke i kërkuar kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla që të shqyrtojnë dokumentet, pasi ato që i janë dërguar janë nul.
Tritan Shehu: Mos u ktheni në mbështetëse të ndryshimeve antikushtetues, anti ligjore, që grupet parlamentare i quan pjesë e saj. Unë ju këshilloj që të verifikoni, të thërrisni, të shikoni dokumentet dhe pastaj t’i paraqisnit Kuvendit, gjëra që janë deformime të realitetit dhe të qëllimshme, t’i quajmë nul ato dokumente, s’kanë asnjë vlerë dhe të ecim përpara duke u bazuar në
Lindita Nikolla: Nuk interpretojnë vendimmarrjet politike dhe grupi më i madh i opozitës është ai i PD, që ka zgjedhur që të ketë kryetar të saj Enkelejd Alibeaj, që ka zgjedhur që të mos ketë këtë numër deputetësh në përbërje të saj.
Deputetët Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka. kanë kundërshtuar vendimin për përjashtimin apo pezullimin e tyre nga grupi parlamentar i PD. “Deputeti largohet me dëshirën e tij nga grupi. Rregullorja dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë lloj kufizimi në lidhje me këtë. Nuk mund të bëhet kjo përndryshe vendoset precedent i rrezikshëm”, tha Bylykbashi.
“Ju keni marrë urdhër nga kreu i regjimit që shoqata e bravave, shulave dhe llozeve, të trajtohet me dashuri të veçantë nga ana juaj. Ju duhet kjo shoqatë sepse pa të jeni të mbaruar. Vetëm kështu ju fusni në thes opozitës dhe e kontrolloni pluralizimin. Askush nuk ia përcakton përkatësinë deputetëve përveçse votuesit”, tha Flamur Noka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




