Nis sesioni i ri parlamentar, presidenti Erdogan do mbajë fjalë përshëndetëse

Sot në orën 16:00, nisi sesioni i ri parlamentar. Në seancën e parë për vitin 2022, do të marrë pjesë dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili është në vendin tonë në një vizitë zyrtare. Deputetët një e nga një kanë mbërritur në Kuvend. Presidenti Erdogan do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse.
Fjalën e para e mori kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla, e cila bëri një hyrje kushtuar Sassoli-t.
“Sassoli ishte një politikan italian dhe evropian, një president evropian dhe një avokati i i integrimit të Shqipërisë në BE. Më 3 shkurt 2020 presidenti i PE erdhi në Tiranë dhe shprehur hapur mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e BE. Përveçse ka plotësuar rekomandimet Shqipëria mund të jetë një shembull për të tjerët, prandaj ne kemi nevojë për Shqipërinë, theksoi Presidenti Sassoli. Ne humbëm një mik të madh, për të nderuar presidentin ju ftoj të mbani një minutë heshtje”, tha Nikolla.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




