Erdogan, sot vizitë zyrtare në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas axhendës së publikuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë Erdogan do të pritet në orën 09:25 me ceremoni zyrtare në aeroportin e Rinasit, ndërsa në orën 10.05 Presidenti i Republikës së Turqisë do të vizitojë në një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.
Në orën 10.20 do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç. Po ashtu do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.
Ndërsa në orën 13.00 do të zhvillohet takimi midis Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në orën 15.00 do të zhvillohet nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp, në 16.00 do të jetë ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut
Në orën 17.00 Presidentii i Republikës së Turqisë do të përshëndesë Kuvendin e Shqipërisë. Në 18.00 do të jetë nisja drejt aeroportit të Rinasit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




