Dhuna në PD, Alibeaj: Kjo që po na ndodh është ndarja me një kulturë

Politikë | 5 vite më parë

“Çfarë entuziazmi sot. Si do i përgjigjemi këtij ritmi sot? Kësaj sfide? Duhet të shohim para për të rinjtë. T’i dëgjomë ata. Kjo që po na ndodh ne demokratëve nuk është vetëm ndarja me një njeri, por ndarja me një kulturë”. Kështu deklaroi në takimin e Fierit, deputetit i këtij qyteti, kryetari i ri i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Para disa kohësh, ishte koha që e kërkonte të tilla dritëhije të veta. Sot koha ka ndryshuar. Kërkon mentalitet të ri, kultura të reja, ja ato fytyra të reja. Ato fytyra që nuk kanë pasur zë. Kanë qenë të strukur. Nga sot, për shkak të së sotmes, do të duhet që njerëzve, do duhet tu flasim me zë të ulët, pasi vetëm ai depërton më thellë, pasi kjo është sfide qytetarie. Ndaj PD duhet të kthehet në parti të vlerave. Ju falënderoj të gjithëve për leksionet e mëdha të demokracisë, të qytetarisë, të moralitetit që do të duhet të bëjë qytetaria shqiptare.”, tha Alibeaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme