Berisha thirrje deputetëve të Shkodrës: Hiqni dorë prej Lul Bravës

Sali Berisha, në takimin që po mbahet në Shkodër, u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë deputetëve demokratë që nuk ishin prezent në takim, që po mbahet në Pallatin e Sportit, që të heqin dorë nga Basha.
“U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni një orë e më parë me qytetin tuaj, bashkohuni me vuajtjen sakrificës e tyre që ju votuan ju. Ndahuni nga Lulzim Basha se atë e pret “vrima e miut”, nga ky revolucioni paqësor, të cilin askush nuk e ndal. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik në Shqipëri. Ata që e mbështesin, ata tallen me përçmim ndaj shqiptarëve, tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit, me vetë pluralizmit politik në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë takime në çdo anë të Shqipërisë. Ne do të ndezim dritën e lirisë së shqiptarëve. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që pasioni ynë të jetë liria dhe vetëm liria”, tha Berisha në fjalën e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




