Kryetari i PD, Lulzim Basha, pritet me tensione në Fier nga mbështetësit e Berishës

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pritet me tensione në Fier nga mbështetësit e Berishës. Me thirrjet “Basha ik”, “Turp”, protestuesit e pritën në hyrje të Teatrit ‘Bylis’ në Fier. Jashtë Teatrit janë shtuar forcat e policisë, pasi dhe protestuesit janë të shumtë në numër. Për sigurimin e aktivitetit kanë ardhur forca speciale të policisë së Vlorës. Ndërsa protesuesit e Berishës kanë tentuar të afrohen në makinën ku ndodhej Basha, ka ndërhyrë policia. Efektivë të shumtë me maska kundragaz kanë bllokuar demokratët e Berishës që janë kundër kreut të PD.

VIDEOT/ Tensione dhe përplasje në Fier, Basha mbërrin në

VIDEOT/ Tensione dhe përplasje në Fier, Basha mbërrin në

VIDEOT/ Tensione dhe përplasje në Fier, Basha mbërrin në


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme