Basha- Berisha, përballje me mbështetësit në të njëjtin orar

Kjo e diel do të jetë plot zhvillime në kampin blu. Kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha, do të demonstrojnë “forcën” e tyre në bazë, duke takuar mbështetësit. Pas ndryshimeve të reja në PD, zoti Basha do të shkojë në qytetin e Fierit, me kryetarin e ri të grupit parlamentar, deputetin, Enkelejd Alibeaj.
Deputeti i këtij qyteti ka qenë në ndër më të ashpërit sa i përket përplasjeve brenda PD, pas protestës se 8 janarit nga Berisha. Takimi i Bashës do të nisë në ora 11:00.
Nga ana tjetër, edhe Berisha ka njoftuar prej disa ditësh se sot do të jetë në Shkodër. Takimi do të zhvillohet në të njëjtin orar. Ish-kryeministri do t’i mbledhë mbështetësit e tij në “Pallatin e Sporteve”, ndërsa foli sërish për “revolucion demokratik”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




