Policia e Shtetit: Reagimi në protestën e 8 janarit, konform ligjit!

Politikë | 5 vite më parë

Policia e Shtetit reagoi pas deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv, lidhur me ndërhyrjen e Policisë në protestën e 8 janarit.
“Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politike”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Policia e Shtetit hodhi poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës.
“Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022”, thuhet në deklaratë.
Policia shpreh keqardhjen për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së saj, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme