Ambasadorja Kim: Jeni lodhur nga “spin doktorët”? Ja çfarë thotë Uashingtoni zyrtar

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas intervistës së zv.ndihmës sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, për Zërin e Amerikës. Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale intervistën e tij, ku bëhet i qartë mendimi që ka SHBA për Sali Berishën. Në postimin e saj, ambasadorja kërkon që shqiptarët ta gjykojnë vetë komentin e zyrtarit të lartë amerikan, lidhur me protestën e 8 janarit, por edhe zhvillimet më të fundit në selinë e PD-së.
“Jeni lodhur nga “spin doktorët”(propagandistët e marrëdhënieve me publikun)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë zëvendës ndihmës sekretari Escobar. Ai diskutoi gjithashtu integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj,”-shkruan në postimin e saj ambasadorja Kim, ndërsa ka publikuar dhe liknun e intervistës.

Postimi i ambasadores Yuri Kim në anglisht
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




