Berisha reagon për herë të parë pas përjashtimit nga partia: Basha është i shkarkuar!

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit nga partia nga ana e kryesis së PD. Në një dalje mediatike, Berisha tha se ky vendim është njësoj si “të ngrihen të vdekurit dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë”, pasi theksoi se Basha është i shkarkuar nga çdo pozitë përveç atij të deputetit.
“Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhe të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrave veçse deputet”, deklaroi Berisha.
Ai u shpreh se Basha mbrohet me vrasës dhe trafikantë që, sipas tij, “janë licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer pengun e tij”.
“Data 8 faktoi se ai është ish lideri që mbrohet me vrasës, trafikantë, fondamentalistë, të cilët flitet se kanë background të ndryshëm nga pjesëmarrës në formacionet e Al Bagdadit, trafikantë droge, pengmarrës. Jam në kuadër të asaj që është publikuar. Në kuadër të fotografive të publikuara vetëm një natë para protestës paqësore në atë strofull, si të ishin në strofull krimi, një grup i gjerë me një punonjëse të asaj godine duke pozuar. Kjo përbën dëshminë më të zezë. Ky grup mercenarësh nuk ndodhet në shpellat e alpeve apo Martaneshit, por në mes të Tiranës. I licensuar nga Edi Rama, për të ngërthyer nga të gjitha anët pengun e tij”, tha Berisha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




